Kosova

Zhduket Samir Puza, ish-ushtari i UÇK-së


Samir Puza

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) në Pejë njoftoi të enjten se është zhdukur ish-ushtari Samir Puza.

OVL-UÇK nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook të enjten, shkroi se as organizata e as familja nuk kanë informacion për të që nga 25 marsi.

“Që nga e shtuna 25 mars 2023, nuk kemi asnjë informacion për bashkëluftëtarin tonë Samir Puza (Maka). I njëjti nuk është lajmëruar në shtëpi dhe nuk dimë asgjë për gjendjen dhe vendndodhjen e tij”.

“Samiri është i njohur për mbarë qytetin e Pejës si djalë i urtë dhe punëtor. Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë informacion të lajmërojnë në njërin nga numrat vijues: 049 876 491 (familja), apo 049 515 134 (OVL-Pejë)”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore