Shqipëria

Zgjedhja e prokurorëve të SPAK, caktohet 7 dhjetori për intervistimin e kandidatëve


Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë me dije se në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 7 dhjetor, në orën 09:00, do të zhvillohen intervistat me kandidatët.

Sakaq, intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video, si dhe do të zgjasin jo më shumë se 30 minuta për secilin kandidat.

10 minuta do të jenë për prezantimin individual të kandidatëve dhe 20 minuta për pyetjet dhe përgjigjet nga anëtarët e Këshillit dhe përfaqësuesit e misionit ndërkombëtar të OPDAT.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore