Sport

Zëvendësuesi i Maldini-t te Milan-i: Ambicia nuk ka ndryshuar, por është forcuar


Drejtori Ekzekutiv i Milanit, Giorgio Furlani, ka thyer heshtjen për shkarkimin tronditës të Paolo Maldini-t dhe largimin e menjëhershëm të Ricky Massara-s.

“Ambicia jonë nuk ka ndryshuar, por ajo vetëm sa është forcuar: të jemi konkurrues në majat e futbollit evropian”, ka thënë Furlani.

Ndarja ka mahnitur futbollin italian dhe veçanërisht tifozët kuqezi që e shihnin Maldini-n si një nga figurat kryesore në hierarki.

“Së pari dhe më kryesorja dua të falënderoj Paolo-n dhe Ricky-n dhe të shpreh mirënjohjen time për të gjithë bashkëpunëtorët e Milan-it për kontributin e tyre përkatës në klub në këto vite”, tha Furlani për “La Gazzetta dello Sport”.

“Paolo ishte ndër lojtarët më të mëdhenj të historisë dhe si drejtor, së bashku me Ricky-n, ai luajti një rol të rëndësishëm në sigurimin e Scudetto-s tonë të 19-të. Jemi të trishtuar kur i shohim të largohen”, shtoi Drejtori Ekzekutiv i kuqezinjve.

Deklarata e klubit ishte e rreptë dhe bënte të qartë se Maldini ishte shkarkuar, ndërsa njoftimi i nesërm i Massara-s pritet të jetë ndryshe, duke reflektuar se ishte një ndërprerje e ndërsjellë e kontratës.

“Në klubin tonë ne po analizojmë vazhdimisht strategjitë dhe modelet më të mira për të garantuar se Milani mund të vazhdojë të përparojë si në fushë ashtu edhe jashtë saj, për të konkurruar me skuadrat që janë liderë në Evropë”, theksoi Furlani.

“Elementi i parë themelor, siç e përsëris gjithmonë, është dhe do të mbetet futbolli. Pikërisht me këtë objektiv vendosëm për një rivendosje organizative që do të çojë në krijimin e një grupi pune për anën teknike dhe sportive”.

Ndërsa Maldini u kërkoi hapur pronarëve të rinj të Milan-it, RedBird dhe Gerry Cardinale, që të investojnë më shumë dhe të rrisin shifrën, Furlani siguron se kjo është pikërisht ajo që ata po bëjnë, por  jo në të njëjtën mënyrë që kishte dashur ish-drejtori.

“Prioriteti ynë tani është të konsolidojmë dhe përforcojmë progresin e bërë në vitet e fundit, në të gjitha fushat e klubit. Ambicia jonë nuk ka ndryshuar, nëse diçka është forcuar: të jemi konkurrues në majat e futbollit evropian”, shtoi Furlani.

“Ne jemi në rrugën e duhur, por ka ende shumë punë për të bërë. Shpresoj që tifozët tanë të mrekullueshëm të mund të ruajnë mbështetjen e tyre për klubin dhe unë personalisht shpresoj që së shpejti të ndërveproj me tifozët tanë, në mënyrë që ata të kuptojnë strategjinë tonë, për të vazhduar të shohim së bashku Milan-in”

Synimi nga hierarkia e re e Milan-it duket se do t’i japë kompetenca të mëtejshme shefit të zbulimit Geoffrey Moncada dhe gjithashtu trajnerit Stefano Pioli, të gjithë në fund të fundit duke iu përgjigjur CEO-s, Furlani-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore