Lajme

Zenka: Nuk është e përshtatshme që qeveria të përbëhet vetëm nga pakicat


Hyrja e partisë Socialdemokrate (SD) dhe Partisë Socialdemokrate (SDP) në qeverinë e re të Malit të Zi nuk do të përfaqësonte ndryshim të vullnetit elektoral, ka thënë kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH), Mehmed Zenka.

Duke komentuar deklaratën e kryetarit të Partisë Popullore Socialiste (SNP), Vladimir Jokoviç, se PKSH do ta kishte të vështirë të pranonte të ishte në qeveri me SD, SDP apo DPS, Zenka ka thënë se nuk ishte e përshtatshme që qeveria të të përbëhet vetëm nga pakicat.

“Nuk e di kush do të ishin faktorët e qeverisë së re nëse nuk do të kishte SDP dhe SD. Nuk është me vend që qeveria të përbëhet vetëm nga minoritetet”, ka deklaruar Zenka për AntenaM, përcjellë RTCG.

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH), Mehmed Zenka.

Ai tutje ka thënë se nuk e di se çfarë efekti do të kishte ajo qeveri pa, SD-në dhe SDP-në.

“Nuk e shoh pse kjo do të ndryshonte vullnetin e qytetarëve, sepse në fund secila parti do të përgjigjet për vendimet e saj në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar ai.

Nga ana tjetër, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i ka dhanë mandatin kreut të URA-s, Dritan Abazoviq për themelimin e qeverisë së re.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore