Përballje

Zeneli rikthehet te goli


Futbollisti i Kosovës, Arbër Zeneli, ka shënuar një gol në ndeshjen miqësore që skuadra e tij, Reims, barazoi me rezultat 2:2 ndaj italianëve të Sassuolo-s.

Reprezentuesi i Kosovës gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 61-të, teksa dyfishoi epërsinë për francezët.

Por, reagimi i italianëve ishte shumë i shpejtë, teksa barazuan shifrat pas gjashtë minutave.

Pra, kjo ndoshta mund të jetë një “dritë në fund të tunelit” për Zenelin, i cili në kohët e fundit nuk kishte aspak fat me dëmtimet e shumta.

Në edicionin e kaluar, ai luajti vetëm tetë ndeshje me Reims në Ligue 1, duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar tre asistime.

Ndërkohë, ai është pjesë e skuadrës së Reims që nga janari i vitit 2019, kur u transferua nga skuadra holandeze, Heerenveen, për shumën e 4 milionë eurove.

Deri më tani, 27-vjeçari numëron 53 ndeshje me skuadrën franceze, prej të cilave ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar 10 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore