Kosova

Zemaj për dorëheqjen e Latifit: Dështim i Kurtit si kryeministër

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi nga pozita e ministrit e konsideron si dështim të Albin Kurtit si kryeministër.

Ai në një konferencë për media ka treguar se si parti janë të shqetësuar për sektorin në shëndetësi.

“Kanë kaluar 18 muaj ku tre ministri përfshirë edhe Kurtin kanë udhëhequr Ministrinë. Shprehim shqetësimin për situatën në sektorin e shëndetësisë. Është e vërtetuar se paaftësia qeverisëse mbetet kryefjalë. Dorëheqja e Latifit vije si dështim i Kurtit si kryeministër. Është shumë e padrejtë ndërhyrjet në sektorin e shëndetësisë në përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave”, ka thënë Zemaj.

Ai ka përmendur edhe largimin e mijëra të rinjve nga shëndetësia.

“E kemi thënë dhe ky sektorë do të duhej të kishte përgjegjësi edhe morale se dështimet nuk mbulohen me komisione. Ne përmendem faktorët në ikjen e mjekëve, duhet tu krijohen kushtet e punës”. Është injorim dhe keqpërdorim i punës së tyre sepse nuk trajtohen në mënyrë të barabartë”.

“Kjo kërkon edhe implikime të tjera ligjore dhe na ka mashtruar Qeveria me sjelljen e ligjit dhe nuk e ka sjellë ligjin për sigurime shëndetësore”.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, s’ka komentuar kërkesën e dorëheqjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Teksa bëri të ditur që do të “takohet me Latifin gjatë ditës së premte” ai vazhdoi duke shtuar se “nuk do të ngelet asnjë pyetje pa përgjigje”.

Latifi është ministri i dytë i larguar nga kjo pozitë gjatë kësaj qeverisje. Para tij ishte Arben Vitia i cili kishte dhënë dorëheqje për t’u fokusuar në garën për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Në letrën e publikuar të dorëheqjes nga Latifi, është thënë se për këtë vendim ai kishte menduar tash e disa muaj.

“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit, po ju informoj se në mënyrë efektive ju ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, që nga sot me datën 6 tetor 2022”, është shkruar në letrën e publikuar të dorëheqjes nga Latifi.

“Bashkangjitur me këtë letër, gjeni një përmbledhje të shkurtër të të gjeturave, sfidave të ballafaquara si dhe të arriturat në këta 10 muaj të mi si ministër”, ka përfunduar ai.

Institucionet e Kosovës, akoma nuk kanë publikuar një deklaratë zyrtare për largimin e ministrit nga kjo pozitë.

Lidhur me këtë çështje as ministri Latifi, akoma nuk është deklaruar.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi pas 11 muajve ka dhënë dorëheqje nga kabineti qeveritar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore