Lajme

Zelensky: Jemi gati të lëshojmë kundërofensivën


Ukraina është e gatshme të nisë kundërofensivën e saj të shumëpritur për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë të botuar të shtunën.

Presidenti ukrainas i tha medias amerikane Wall Street Journal se besojnë shumë se do t’ia dalin.

“Nuk e di sa kohë do të marrë. Për të qenë i sinqertë, mund të shkojë në mënyra të ndryshme, krejtësisht të ndryshme. Por ne do ta bëjmë atë dhe jemi gati”.

Agjencia e lajmeve Reuters gjithashtu raportoi se Zelenskiy tha muajin e kaluar se Ukraina duhej të priste që të arrinin më shumë automjete të blinduara perëndimore përpara se të niste kundërofensivën.

Ai ka qenë në një shtytje diplomatike për të ruajtur mbështetjen perëndimore, duke kërkuar më shumë ndihmë ushtarake dhe armë, gjë që është thelbësore për Ukrainën që të ketë sukses në planet e saj.

Rusia mban pjesë të territorit ukrainas në lindje, jug dhe juglindje.

Një periudhë e gjatë e motit të thatë në disa pjesë të Ukrainës ka nxitur pritjen se kundërofensiva mund të jetë e afërt. Gjatë disa javëve të fundit Kievi ka shtuar sulmet e tij në depot ruse të municionit dhe rrugët logjistike.

Të shtunën, ushtria e Ukrainës tha në një raport të përditshëm se Mariinka, në rajonin e Donetsk-ut në lindje, ishte fokusi i luftimeve. Forcat ukrainase zmbrapsën të gjitha 14 sulmet e trupave ruse atje, thuhet në raport.

Nga ana tjetër, një raport i fundit i Inteligjencës britanike thekson se forcat ruse mund ta kenë më të vështirë të mbajnë territorin dhe këtu përmendet edhe shembulli i qytetit Bakhmut, pas marrjes së këtij të fundit nga forcat mercenare Wagner dhe tërheqjes së tyre për t’i lënë pozitat Ushtrisë së Moskës.

Përditësimi i fundit i inteligjencës i Ministrisë britanike të Mbrojtjes, tha se VDV ruse (forcat ajrore) kishin marrë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në qytetin e shkatërruar lindor të Ukrainës dhe se elementë të divizioneve të tij 76 dhe 106 dhe dy brigada shtesë të veçanta VDV ishin vendosur tani në zonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore