Lajme

Zelensky do të flasë me liderët e G7


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të flasë me liderët e vendeve të G7-ës të dielën e 8 majit, nëpërmjet një videokonference.

Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të Qeverisë gjermane, duke e quajtur adresimin e Zelenskyt përpara udhëheqësve të shtatë vendeve më të industrializuara në botë si historik, pasi do të zhvillohet në ditën e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë.

“8 maji është një datë historike, sepse i dha fund luftës në kontinentin e vjetër. Një luftë, e cila shkaktoi terror, shkatërrim dhe shumë vdekje në Evropë”, tha një zëdhënëse shtypi i Qeverisë gjermane gjatë një konference për median.

Ndërsa, sa i përket situatës aktuale me agresionin rus në Ukrainë, ai theksoi se kohezioni i G7 është më i rëndësishëm se kurrë në këto çaste, kur lufta është rikthyer në Evropë.

Presidenca e G7-ës këtë vit mbahet pikërisht nga Gjermania.

Në grupim, bëjnë pjesë Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe, SHBA-të, Kanadaja dhe Japonia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore