Lajme

Zelandë e Re – fermerët në protestë për mbrojtjen e mjedisit


Mijëra fermerë kanë zbritur me traktorët e tyre në dhjetëra qytete në të gjithë Zelandën e Re, në një protestë kundër rregullave të reja mjedisore mbarёkombёtare.

Protesta u konsiderua si mё e madhja e kёtij lloji pёr sektorin rural, me autokolona tё shumta nё 51 qytete dhe qyteza.

Duke mbajtur pankarta tё shumta, fermerёt u drejtuan nga periferia e Auckland, drejt qendrës sё qytetit tё premten nё mёngjes, duke bllokuar nё kёtё mёnyrё autostradёn.

Në Whangarei, protestuesit kaluan pёrmes një fushe sporti, ndërsa në Dunedin, një autokolonë e gjatë prej pesë kilometrash kaloi nëpër qytet.

Fermerët, kultivuesit, biznesmenët dhe tregtarët thonë se janë të irrituar me ndërhyrjen në të drejtat e pronës private, politikat e jofunksionale të ndryshimeve të klimës dhe kostot e padrejta.

Zelanda e Re ka prezantuar planin e mbrojtjes mjedisore për të trajtuar problemet e ndotjes ujore, humbjen katastrofike të biodiversitetit, praktikat e rrezikshme bujqësore dhe industriale dhe angazhimet ndërkombëtare për uljen e emetimeve të karbonit.

Një raport i vitit 2019 paraqiti një pamje të zymtë mjedisore.

4 mijë specie janë nën rrezikun e zhdukjes, dy të tretat e ekosistemeve të vendit kërcënohen me kolaps dhe ujitja pёr bujqësinё së bashku me përdorimin e ujit nga industritë dhe familjet, ka tkurrur luginat me 10%.

Vitin e kaluar, një raport i Land Air Water Aotearoa zbuloi se 60% e lumenjve të vendit ishin të panotueshёm, për shkak të ndotjes nga rrjedhjet intensive prej bujqësisë dhe shërbimeve të ujërave të zeza.

Zelanda e Re po mbetet prapa në veprimin e saj për klimën. Indeksi i Performancës së Ndryshimit të Klimës në vitin 2020 e vendosi atë në vendin e 28-të, prapa vendeve si Mbretëria e Bashkuar, Meksika dhe India.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore