
Arkeologët kanë zbuluar një statujë të ngjashme me sfinksin dhe mbetjet e një faltoreje në një tempull të lashtë në Egjiptin jugor.
Artefaktet u gjetën në tempullin e Denderas, në provincën Qena, 280 milje në jug të Kajros, ka bërë me dije ministria e antikiteteve të Egjiptit.
Arkeologët besojnë se tiparet e buzëqeshura të statujës mund t’i përkasin perandorit romak Claudius, i cili e zgjeroi sundimin e Romës në Afrikën veriore midis viteve 41 dhe 54 pas Krishtit.
Gjithashtu arkeologët gjetën një pllakë guri të epokës romake me mbishkrime demotike dhe hieroglife.
Sipas ministrisë, faltorja prej guri gëlqeror përfshin një platformë me dy shtresa dhe një pellg me tulla balte nga epoka bizantine.
Dhe se shkencëtarët do të kryenin studime të mëtejshme mbi shenjat në pllakën e gurit, të cilat mund të zbulojnë më shumë informacion rreth identitetit të statujës dhe zonës.
Statuja është shumë më e vogël se sfinksi i lartë në kompleksin Piramidat e Gizës, e cila është 20 metra e lartë.
Zakonisht zbulime të tilla reklamohen nga qeveria egjiptiane me shpresën për të tërhequr më shumë turistë, një burim i rëndësishëm i valutës së huaj për vendin e varfër.
Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maqedonci për arrestimin e pjesëtarit të FSK-së: Do të veprohet në përputhje me rregullorët
-
Putini kërkonte ‘kolapsin energjetik’ të Berlinit
-
Italia në kërkim të punëtorëve të huaj, punëdhënësit paraqesin mbi 600 mijë aplikime
-
I arrestuari i tretë për vrasjen në Prishtinë është pjesëtar i FSK-së, e konfirmon Ministria e Mbrojtjes