Sport

Zbulohet data e rikthimit të Osimhen


Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, iu nënshtrua trajtimit në Castelvolturno sot (e marte, 4 prill) dhe sipas “Sky Sport Italia”, e premtja do të jetë një datë vendimtare për të ditur nëse ai do të jetë i disponueshëm në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme.

Osimhen pësoi një dëmtim muskulor ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Nigerinë javën e kaluar dhe humbi ndeshjen e fundit ndaj Milan-it, që ekipi i tij u deklasua në “Stadio Maradona” me rezultat 0:4.

Napoli do ta ketë një tjetër ballafaqim me Milan-in, shumë më i rëndësishëm sesa ky i kaluari, kur më 12 prill do të takohen në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, një prej lojtarëve kryesorë të Napolit, me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

Napoli konfirmoi të martën se sulmuesi i tyre ylli iu nënshtrua terapive në mëngjes në qendrën stërvitore të klubit në Castel Volturno.

Sipas “Sky Sport Italia”, kjo do të thotë se 24-vjeçari nuk do të jetë i disponueshëm kundër Lecce-s të premten.

Ndërkaq, kjo ditë do të jetë vendimtare për të ditur nëse nigeriani do të jetë i gatshëm kundër Milan-it të mërkurën.

Por, korrespondenti i Napolit, Massimo Ugolini, pohon se Napolit do t’i duhet një mrekulli për ta rikthyer sulmuesin kundër kuqezinjve në “San Siro”.

Kujtojmë që Osimhen ishte ndër futbollistët kryesorë në korrjet e sukseseve të napolitanëve në këtë sezon.

24-vjeçari ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 29 ndeshje në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore