Sport

Zbulohen sekretet e Real Madrid-it pas fitores me Manchester City-n


Sekretet e fitores së Real Madrid-it me penallti ndaj Manchester City-t janë zbuluar pasi shpresat e Pep Guardiola-s për një tripletë trofesh të dyfishtë u shkatërruan.

Portieri Andriy Lunin i shpëtoi goditjet nga pika e bardhë nga Bernardo Silva dhe Mateo Kovacic para se Antonio Rudiger të dilte për të realizuar golin e kualifikimit për skuadrën spanjolle.

Ndeshja filloi me avantazhin e Real-it pas golit të Rodrygo-s, por u barazua nga Kevin de Bruyne. Dhe me rezultatin 1-1, dhe 3-3 në takimin e parë, ajo shkoi në shtesë dhe më pas me penallti.

Lunin foli më pas për mënyrën sesi Real-i identifikoi tre lojtarë të City-t që mund të gjuanin penalltitë e tyre në mes dhe se intuita u shpërblye kur Silva gjuajti një goditje të tmerrshme drejt e në qendër.

Kovacic gjithashtu dërgoi goditjen e tij në qendër dhe Lunin ishte në gjendje për ta pritur atë.

“Ne e përgatitëm atë me trajnerin e portierëve dhe ishin tre lojtarë me të cilët kishim dyshime nëse do të godisnin në mes apo jo”, tha Lunin për “Marca” pas ndeshjes.

Një faktor tjetër ishte se disa lojtarë të Real-it refuzuan në mënyrë aktive mundësinë për të goditur.

Penalltia e Luka Modric u prit nga Ederson, kur kroati bëri goditjen e parë të Real-it, por Jude Bellingham, Lucas Vazquez, Nacho dhe Rudiger nuk gabuan.

“Marca” raporti se Eder Militao refuzoi mundësinë për të marrë një të tillë sepse shoku i tij brazilian Ederson i di shumë mirë goditjet e tij.

Federico Valverde ishte një tjetër që nuk ishte në mesin e pesë lojtarëve të caktuar sepse vuante nga lodhja pas kohës shtesë.

Në vend të kësaj, Modric dhe Vazquez, të cilët kishin hyrë si zëvendësues dhe kishin këmbë më të freskëta, u ngritën për të gjuajtur 11 metërshat.

Zbardhet gjithashtu edhe roli i Kepa-s, portierit që humbi vendin nga Lunin pak muaj më parë.

Davide Ancelotti, djali i trajnerit Carlo dhe ndihmësi i tij, shpjegoi se Kepa ndihmoi në përmirësimin e formacionit të gjuajtësve të penalltive të Real-it gjatë fazave të mbylljes së kohës shtesë.

Kepa më pas bisedoi me Lunin në pauzë përpara goditjeve për të përcjellë këshillën e tij.

Kepa kishte përvojë në përballjet me City-n me penallti. Ai luajti për Chelsea-n në finalen e Carabao Cup 2019, duke refuzuar të zëvendësohet nga trajneri Maurizio Sarri me Willy Caballero-n në fund të kohës shtesë.

Edhe pse Kepa shpëtoi penalltinë nga Leroy Sane, City vazhdoi të fitojë me rezultat 4-3, por këshilla e portierit këtë herë çoi në një masë të vogël hakmarrjeje.

Rudiger gjithashtu ndihmoi duke u shfaqur për t’i treguar Lunin-it se në cilën mënyrë Kovacic do ta gjuante penalltinë e tij.

Pamjet treguan Rudiger duke treguar furishëm në të majtë, djathtas i portierit, në momentet para se ish-shoku i tij i skuadrës te Chelsea të ekzekutonte penalltinë e tij.

Lunin e priti penalltinë e Kovacic, duke e vendosur Real Madrid-in në rrugën për në gjysmëfinale.

Portieri ukrainas më vonë zbuloi se vendimi për të qëndruar në vend u mor përpara goditjes.

“Më duhej të rrezikoja me një nga goditjet, ne zgjodhëm një (për të qëndruar në mes) dhe faleminderit Zotit që funksionoi në favor të lojës tonë”, tha Lunin.

Skuadra e Carlo Ancelotti-t tani do të përballet me Bayern Munich-un në katërshen e fundit pasi gjigantët gjermanë mposhtën Arsenal-in me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore