Kulturë

Zbulohen pionerët e fotografisë moderniste në Brazil


Një ekspozitë e MoMA-s tregon punimet e fotografëve që u bënë pionierë të modernizmit në Brazil, por mbetën të panjohur për 50 vitet e fundit.

Gertrudes Altschul, një fotograf hebre i lindur në Gjermani në 1904-n, u arratis nga vendi i tij për t’i shpëtuar persekutimit nazist në 1939-n.

Ai emigroi në São Paulo, Brazil, ku hapi bashkë me burrin e saj një biznes me lule dekorative të bëra me dorë.

Disa vjet më vonë, në 1952-n, Altschul u regjistrua në një kurs bazë fotografie dhe u bë pjesë e një klubi fotografik të quajtur Foto Cine, Clube Bandeirante (FCCB).

Së bashku me biznesmenë, llogaritarë, gazetarë dhe inxhinierë, të cilët të gjithë e ndiqnin fotografinë si një hobi, Gertrudes Altschul shkoi në ekskursione fotografike në São Paulo, i cili në atë kohë po rritej me shpejtësi dhe po zhvillonte një stil të veçantë.

Klubi mbajti sallone vjetore fotografike ndërkombëtare, ku shfaqej puna e Altschul. Ajo u bë një nga fotografet e para në Brazil që mori mirënjohje për punën e saj.

Nga 8 maj deri më 26 shtator, një pjesë e punës së saj do të shfaqet së bashku me fotografët përfshirë Geraldo de Barros, Thomaz Farkas, José Yalenti dhe German Lorca në Muzeun e Artit Modern të New York-ut (MoMA), në një ekspozitë të titulluar Fotoclubismo.

Kopertina e katalogut të ekspozitës është një foto nga Altschul: një gjethe braziliane papaje. Ajo simbolizon një lidhje me punën e saj ditore, ku asaj iu është dashur të studionte strukturën e bimëve dhe hobit të saj si një fotografe amatore.

Një nder ndërkombëtar për fotografinë moderniste braziliane

“Fotoclubismo” është ekspozita e parë e madhe ndërkombëtare muzeale që paraqet fotografinë moderniste braziliane jashtë Brazilit. Ajo tregon arritjet krijuese të anëtarëve të FCCB-së pas Luftës së Dytë Botërore, nga 1946 në 1964, konsideruar si apogje i grupit amator.

Shfaqja dhe katalogu shoqërues u iniciua nga kuratorja Sarah Meister. Ajo kujton zbulimin e Altschul dhe vepra të tjera nga klubi fotografik brazilian në 2015-n, në udhëtimin e saj të tretë në São Paulo. Ajo menjëherë mendoi: “Kjo është ekspozita dhe libri që duhet të bëj”, tha ajo për Dw.

Anëtarët e klubit të fotografisë “shpikën një mënyrë të re fotografimi, e cila u distancua nga metodat tradicionale të kohës,”  tha për Dw, José Luiz Pedro, presidenti aktual i FCCB.

Bëhej fjalë për ato që sot i quajmë ‘fotografë rruge’. Ata dolën në rrugët e S Paulo dhe pushtuan qytetin”, tha ai.

Grupi luajti me forma të lehta dhe gjeometrike në mjedisin urbanistik gjithnjë e më të industrializuar. Një pjesë më e vogël shkoi në një rrugë më abstrakte.

“Ekziston një këputje me pikturalizmin, e cila ishte fotografi që imitonte pikturën “, vuri në dukje Pedro.

FCCB luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e talentit të fotografëve brazilianë midis fundit të viteve ‘40 dhe ‘70.

Anëtarëve të tij iu dhanë çmime në gjashtë kontinente, por trashëgimia e tyre nuk u pranua nga institucionet e Amerikës së Veriut dhe Evropës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore