Kampionate

Zbulohen pagat e lojtarëve te Barcelona-s, kapitenët më të paguarit


Në televizionin spanjoll “TV3”, gazetari Lluís Canut-i, ka zbuluar se tre lojtarët më të paguar te skuadra e Barcelona-s janë tre kapitenët e ekipit: Gerard Pique, Sergio Busquets-i dhe Jordi Alba.

Problemet me pagat te Barcelona janë bërë një çështje tepër e debatuar në opinionin sportiv evropian.

Kufiri i pagave i vendosur nga La Liga ishte thyer. Për pasojë, klubit iu desh të largonte lojtarë, pasi nuk mundi t’i regjistronte për sezonin e ri. Një prej tyre ishte dhe Lionel Messi.

Me largimin e Messi-t, ka ende lojtarë të superpaguar te skuadra blaugrana. I pari që prin listën aktualisht është Pique.

Mbrojtesi katalanas edhe pse pranoi të ulte pagën e tij prej 28 milionë euro bruto në vit, përsëri i merrë ato para nëpërmjet bonusit të besnikerisë. Ky bonus është i njohur te Barcelona, pasi është zbatuar në të kaluarën me Xavi Hernandez-in, Andres Iniesta-n dhe Messi-n.

Pas Pique-s, i dyti në listë është Busquets-i. Mesfushori merr 23 milionë euro bruto në vit. Mbrojtësi i majtë, Alba është i treti me 20 milionë euro bruto.

I shumëkritikuari, që nuk pranon të largohet nga Barcelona, Samuel Umtiti, merr po aq sa Alba, 20 milionë euro bruto.

Portieri Marc-Andre ter Stegen-i vjen më pas me 14 milionë euro bruto. Philipe Coutinho, Ousmane Demble dhe Sergi Roberto përfitojnë nga 12 milionë euro.

Sipas asaj që pohon Canut-i, lista e pagave është ulur ndjeshëm me largimin e Messi-t dhe Griezmann-it. Argjentinasi peshonte në arkat e klubit 135 milionë euro në sezon.

Antoine Griezmann-i, që aktualisht është dërguar në huazim te Atletico Madrid-i, përfiton 21 milionë euro bruto në sezon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore