Lajme

Zbulohen deri në 50 mijë monedha romake në brigjet e Sardenjës


Një zhytës italian ka zbuluar pranë bregut të Sardenjës dhjetëra mijëra monedhave romake bronzi.

Kështu ka bërë me dije ministria e kulturës e Italisë.

Pasi burri njoftoi autoritetet, zhytësit nga një skuadër për mbrojtjen e artit dhe departamenti i arkeologjisë nënujore të ministrisë u dërguan për të hetuar.

Monedhat, të cilat datojnë në gjysmën e parë të shekullit të IV, u gjetën jo shumë larg bregut verilindor të ishullit të Mesdheut.

Numri i monedhave të marra deri më tani është ende duke u përcaktuar pasi ato tani janë duke u renditur.

Vlerësohet se ka të paktën 30 mijë monedha, dhe ndoshta deri në 50 mijë.

Monedhat e lashta romake të gjetura quhen follis, një monedhë bronzi e prezantuar rreth vitit 294 pas Krishtit me reformën monetare të ish-perandorit romak Dioklecianit.

Të gjitha monedhat janë në një gjendje të jashtëzakonshme dhe të rrallë të ruajtjes.

Edhe ato pak monedha që u dëmtuan kanë ende mbishkrime të lexueshme, sipas ministrisë.

Luigi La Rocca, një zyrtar nga departamenti i arkeologjisë së Sardenjës, e përshëndeti gjetjen si një nga zbulimet më të rëndësishme të monedhave në kohët e fundit.

Ai tha se kjo është një dëshmi e mëtejshme e pasurisë dhe rëndësisë së trashëgimisë arkeologjike të ruajtur nën shtratin e detit.

Shumica e monedhave u gjetën në një zonë me rërë midis barit të detit nënujor dhe plazhit, duke sugjeruar praninë e mbytjeve të anijeve aty pranë, sipas ministrisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore