Lajme

Zbulimi i peshkut të rrallë në brigjet e San Diego-s


Mes shkëmbinjve përgjatë brigjeve të San Diego-s, një sërfist ka zbuluar këtë javë një krijesë të veçantë.

Shkencëtarët në Institutin Scripps të Oqeanografisë të Universitetit të California-s e kanë identifikuar atë menjëherë si një peshk të Paqësorit.

Peshku i zbuluar njihet si një banor i ujërave të thellë të detit dhe rezulton të jetë aq i rrallë sa vetëm 31 ekzemplarë janë gjetur në më shumë se një shekull që kur u zbulua për herë të parë.

Agjencia e lajmeve “The Guardian” tregon se zbulimi i fundit ka shënuar një moment edhe më të jashtëzakonshëm.

Ai është i treti që del përgjatë këtij viti në bregun e California-s, çka është një ngjarje shumë e pazakontë duke pasur parasysh izolimin ekstrem.

Nisur nga kjo, askush nuk e di se si dhe pse u shfaq peshku. Megjithatë, shkencëtarët janë të ngazëllyer për mundësinë për të mësuar më shumë rreth tij.

Për Ben Frable, një iktiolog dhe menaxher i koleksionit të peshqve në Institutin Scripps të Oqeanografisë, i cili po ekzaminon dhe ruan peshqit, dalja e tij në breg është e çuditshme.

Ai ka hedhur poshtë idenë se ky ishte një tregues se diçka nuk shkonte.

Nëse do të ishte kështu, ka thënë ai, do të kishte shumë më tepër. Por dy që u gjetën këtë vit, po ofrojnë mundësinë e njohurive të reja rreth specieve.

Edhe pse ndeshen rrallë, këta lloje peshqish janë ndër krijesat më të njohura të thellësisë së detit.

“Nuk dimë shumë për bazat e mënyrës se si ata jetojnë”, ka treguar Fable.

Zbulimi i fundit rezulton në gjendje shumë të mirë, përveç disa gërvishtjeve të lehta dhe një copëz të vogël të humbur, ndoshta të shkaktuar nga një pulëbardhë kurioze.

Pas rrezeve X dhe një shikim të shpejtë brenda, shkencëtarët kanë gjetur se peshku femër kishte rërë në bark. Shumica e tyre të zbuluar gjatë viteve, dalin në breg me stomakun plotësisht bosh.

Është e paqartë nëse kjo lidhet me vdekjen e tyre ose nëse peshqit thjesht nuk hanë shumë shpesh.

Në fund të fundit, ata “thjesht notojnë në një shkretëtirë gjigante të zezë”, sipas Fable.

Tanimë, peshku po ruhet përpara se t’i nënshtrohet studimeve të tjera. “Kampionet si ky, sa herë që dalin, mund të japin të dhëna shtesë”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore