Sport

Zan Tabak intervistë për Albanian Post: Dikur kundër Michael Jordan, tani kundër Dardan Berishës (VIDEO)


Tanimë trajneri i përfaqësueses së Sllovakisë, Zan Tabak, ishte rezervisti i legjendës së Houston Rockets, dhe njërit nga lojtarëve më të mirë në histori të basketbollit, Hakeem Olajuwon.

Tabak ishte draftuar në vitin 1991 në ekipin e Houston Rockets.

Më 1994 Tabak kishte fituar kampionatin në NBA, i cili konsiderohet si një nga kampionatet më të vështira të fituara nga ndonjë ekip në histori të NBA.

Zan Tabak ishte pjesë e shumë ekipeve prestigjioze, ai në vitin 1995 u largua nga Rockets, pas fitores së kampionatit dhe iu bashkua ekipit të Toronto Raptors ku qëndroi 3 vjet. Pastaj ju bashkua Boston Celtics për një kohë të shkurtër dhe shkoi te ekipi evropian Fenerbahce. Pas një sezoni në Fenerbahce ai u kthye përsëri në ligën më të mirë në botë, në ekipin e Indiana Pacers.

Tabak luante në kohën e yjeve në NBA, ai arriti të ndantë palestrën me lojtarë si Michael Jordan, Hakeem Olajuwon, Kobe Bryant e Shaquille O’Neal.

Përveç suksesit në NBA, ai ka fituar edhe tre tituj të Euro ligës dhe 4 tituj të ligës së Jugosllavisë.

Zan Tabak do t’i udhëheq lojtarët e Sllovakisë në ndeshjen kundër Kosovës për kualifikim në rundin e dytë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Eksperieca e Tabak mund të sjellë probleme për përfaqësuesen e Kosovës, një trajner që ka luajtur në NBA, është diçka e panjohur për Dardanët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore