
Youtube ka zhvilluar një aplikacion të ri me emrin Dream Track, i cili mundëson përdoruesit të imitojnë zërat e yjeve të muzikës.
Në një fazë fillestare eksperimentale, ky softuer ka “klonuar” zërat e nëntë artistëve të njohur, duke përfshirë emra si Charli XCX, Troye Sivan, T-Pain dhe Sia.
Dream Track është zhvilluar me miratimin e artistëve të përfshirë dhe synon të testojë, të mësojë, të marrë reagime dhe të dëgjojë ide nga ata dhe shikuesit.
Ky zhvillim vjen pas një periudhe ku kompania Universal Music kërkoi largimin e një kënge që përdorte vokalet e artistëve të tyre, duke shpallur se ishte shkelje e së drejtës së autorit.
Lucian Grainge, kreu i Universal Music, ka qenë një mbështetës i zhvillimeve të fundit në Youtube. Në këtë drejtim, edhe Google ka njoftuar disa zhvillime të reja, duke përfshirë një mjet që lejon artistët të këndojnë një melodi dhe softuerin të luajë instrumente në përputhje me melodinë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com