Sport

Youri Tielemans flet për të ardhmen e tij


Futbollisti i Leicester City, belgu Youri Tielemans është hapur rreth të ardhmes së tij.

Belgu është i kërkuar nga shumë skuadra të mëdha evropiane, mirëpo Leicester është duke bërë ç’mos për ta mbajtur atë në skuadër.

Dhelprat i kanë ofruan atij rinovimin e kontratës.

Mirëpo, ata ende nuk kanë marrë përgjigje nga futbollisti.

“Nuk ka asnjë zhvillim”, thotë Tielemans.

“Jam i hapur për gjithçka. Merkato sapo u mbyll, por unë kam dëshirë që të lë çdo opsion të hapur”, vazhdon ai.

Për tifozët e Leicester, ai premton se “derisa të jetë në klub, do të jap më të mirën nga vetja”.

Youri Tielemans me trofeun e FA Cup

“Bisedimet për kontratën janë një gjë normale në futboll”, tha ai, “nuk ka asgjë të çuditshme në këtë mes”.

“Nuk po them që do ta nënshkruaj rinovimin, por as nuk po them që nuk do ta nënshkruaj. Gjithçka është e hapur”.

Për 24-vjeçarin, interes kanë shfaqur Bayern Munich, Liverpool, Real Madrid dhe Inter.

E ardhmja pritet të vendoset shumë shpejt, me skuadrat më elitare evropiane që synojnë të sigurojnë të ardhmen e mesfushës me shërbimet e Youri Tielemans.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore