Përballje

Young shënon pikët fituese për Hawks, Suns e Bucks triumfojnë përballë Pelicans e Bulls


Trae Young shënoi në sekondat e fundit për t’i dhënë fitoren Atlanta Hawks në raundin e parë të playoff kundër Miami Heat.

Young shënoi koshin fitues me 4.4 sekonda të mbetura për t’i dhënë Atlantës një fitore 111-110 për të ngushtuar epërsinë e serisë në 2:1.

Kampioni në fuqi i NBA-së Milwaukee Bucks mposhti Chicago Bulls 111-81 për të kaluar 2-1 në serinë e tyre.

Phoenix Suns kaloi 2-1 ndaj New Orleans Pelicans.

The Suns fituan 114-111 pavarësisht mungesës së Devin Booker-it me Chris Paul që shënoi 19 nga 28 pikët e tij në çerekun e katërt, ndërsa Deandre Ayton shtoi 28 pikë dhe 17 kërcime teksa i rezistuan një paraqitjeje prej 34 pikësh nga Brandon Ingram të Pelicans.

Në Atlanta, ku ndeshja u vonua për më shumë se gjysmë ore pasi u gjet një paketë e dyshimtë jashtë arenës së Hawks, trepikëshi i PJ Tucker me më pak se një minutë për të luajtur, e çoi Heat-in në avantazh ku rezultati shënonte 110-109.

Nëse ndeshja do përfundonte ashtu, Heat do kishin një epërsi prej 3:0, dhe asnjë ekip nuk është rikuperuar ndonjëherë nga 3-0 për të fituar serinë.

“Thjesht doja të provoja të arrija në kosh”, tha Young, i cili përfundoi me 24 pikë.

“E dija se kishin mbetur vetëm 10 sekonda. Nuk doja të kënaqesha me një tre pikësh. Kështu që u përpoqa të arrija deri në fund dhe ose të fitoja një faull”.

Hawks të cilët kanë fituar 21 nga 24 ndeshjet e fundit në shtëpi, presin ndeshjen e katërt të dielën.

Në Chicago, Bucks shmangën mungesën e dëmtimit të Khris Middleton për të arritur një fitore të rehatshme.

Grayson Allen shënoi 22 pikë nga stoli, ndërsa Giannis Antetokounmpo dhe Bobby Portis shënuan nga 18 pikë secili dhe një paraqitje e fortë e mbrojtjes së Bucks uli DeMar DeRozan në vetëm 11 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore