Shqipëria

Yoko Ono, e panjohura më e famshme në botë


Yoko Ono është e panjohura më e famshme në botë dhe sapo ka mbushur 90 vjeç, pasi festoi ditëlindjen më 18 shkurt.

Ajo kishte qenë me John Lennon-in kur ai tha se dënimi i saj ishte dhe do të ishte gjithmonë ky: Të gjithë do ta dinin se kush ishte, por jo çfarë bëri. Me kë ishte, por jo çfarë mendonte.

Ai kishte të drejtë. Ishte e vërtetë atëherë, 60 vjet më parë, dhe është akoma sot: Yoko Ono është, për ne, ajo çfarë i qëndisëm figurës së saj. Arketipi për të cilin kishim ne nevojë, që ajo të mishëronte.

Shtriga. Ngatërrestarja. Magjistarja…

Ajo që shkatërroi Beatles-at, kopjoi John Lennon-in, ndoti karrierën e tij, e rrëmbeu, u transformua, u formësua në imazhin dhe ngjashmërinë e tij, u dobësua, u bë e panjohur.

E urrenin dhe pothuajse të gjithë e urrejnë!

Dhe edhe ata që janë të gatshëm të njohin natyrën paragjykuese të asaj urrejtjeje, ata që e shohin themelin e saj në një shpikje, nuk dinë të jenë në anën e saj, nuk janë të përgatitur ta shikojnë atë.

Ata thonë se megjithatë ajo është e pakëndshme, shqetësuese, e padurueshme dhe e çuditshme. Sikur, thellë brenda, ajo përbuzje kishte shkuar në kërkim të saj.

Ajo që zakonisht ndodh me viktimat e diskriminimit ose keqkuptimit nuk ndodh me Yoko Ono: askush nuk punon për një pendim, askush nuk kujdeset për të korrigjuar narrativën.

Asnjëherë nuk u ankua për këtë gjë ajo dhe mbi të gjitha nuk ia ktheu asnjëherë askujt, nuk reagoi.

Asgjë në jetën e saj nuk duket si një mbrojtje. Botës që e urren edhe tani që është 90 vjeç, për ditëlindjen e saj, ajo madje i bëri një dhuratë: krijoi një pemë virtuale ku çdokush mund të varë një dëshirë ose thjesht të lexojë ato të të tjerëve.

Ajo e ka bërë të ditur këtë në Instagram, ku ka pak më shumë se 600 mijë ndjekës, të cilët për të qenë e panjohura më e famshme, në botë nuk janë asgjë.

Në pemën e dëshirave – wishtreeforyokoono – ajo luante si fëmijë, kur ishte vajza e një bankieri të pasur japonez dhe jetonte në rehati, në një pallat me tridhjetë shërbëtorë dhe babai i saj donte që ajo të bëhej pianiste, që është gjë që ai nuk kishte guxuar ta bënte.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yoko Ono (@yokoono)

Por vazhdimisht ia mati gishtat dhe, i indinjuar, i tha se ishin shumë të shkurtër, duke e bërë të qante me dëshpërim.

Muzika ishte shoqëruesja e saj, pasi ishte një nga të paktat gjëra të pranuara në ndërtesën ku jetonte dhe ku nëna e saj kishte vendosur që vetëm miqtë e staturës së saj mund ta vizitonin.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, babai i saj u zhduk për një kohë të gjatë dhe nëna e saj e solli atë dhe motrat e vëllezërit e saj në një fshat, ku ata ishin të urryer nga të gjithë, por të sigurt, të privilegjuar e të pasur.

Fshatarët e shanë dhe e pështynë kur e takuan në rrugë.

Asnjë nga këto nuk i ka thënë me tonin e denoncimit, nuk ka shkruar asnjëherë biografi, ka lënë kujtime të copëtuara në disa intervista, disa shfaqje, biseda, histori.

Yoko Ono është gjithmonë e interesuar për historitë e njerëzve të tjerë, edhe nëse të tjerët kanë qenë të padrejtë, absurdë, të padisponueshëm dhe keqdashëse për të.

Askush nuk i ka dhenë asnjë meritë, aq më pak sharm.

E kanë quajtur gjithnjë si ajo, e cila ishte e dashura e Lennonit, edhe pse jetën më shumë e jetoi pa të fizikisht, por me të si “damkë”.

Në të 90-at, ajo mbetet Yoko Ono gjithsesi, me gjithë ç’mbart në nëntë dekada jetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore