Përballje

Ylli mposht Pejën, vazhdon rrugëtimin me fitoren e e 11-të radhazi


Kampionët aktual të Superligës së Kosovës në basketboll, Golden Eagle Ylli kanë triumfuar në derbi kundër Pejës në udhëtim me rezultat 75:84.

Për Yllin ishte fitorja e 11-të radhazi pas katër humbjeve që kishin në fillim, kurse Peja ka 12 fitore e katër humbje.

Pesë minutat e para të ndeshjes ishin të baraspeshuara, por më pas therandasit filluan shkëputjen, duke e fituar çerekun e parë me dhjetë pikë dallim.

Çereku i tretë ishte identik me atë të dytin, ku kampionët menaxhuan epërsinë e krijuan dhe për më tepër e shtuan atë, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 47:65.

Lojtarët më të mirë te Peja ishin Isiah Umiping me 21 pikë e katër kërcime dhe Khaliq Spicer me 14 pikë e tetë kërcime.

Ndërsa te Golden Eagle Ylli u dalluan Rashun Davis me 24 pikë e shtatë asistime, Demetris Morant me 14 pikë e katër kërcime dhe Chris Harris me 12 pikë e tetë kërcime.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore