Shqipëria

Ylli Limani publikon albumin më të ri “Lëshoja Zanin”


“Lëshoja Zanin”, është albumi më i ri i publikuar nga Ylli Limani.

Albumi është një “EP” i cili përbehet nga pesë këngë të cilat janë: “Gënjeshtare”, “Qaj”, “Vonë”,  “Çka Nëse” si dhe “Lëshoja Zanin”.

Kësaj here Limani erdhi me këngë solo. Nga ky moment të gjithë mund t’i ndjekin në ‘Youtube’.

Kujtojmë se projekti i fundit i Yllit është bashkëpunimi me Ermal Fejzullahin, i cili po ashtu është pritur mjaft mirë nga publiku.

Ylli Limani është një ndër artistët më të pëlqyer. Ndër vite, këngëtari ka sjellë mjaft hite dhe ka bashkëpunuar me emra të rëndësishëm të estradës.

Ai është mjaft aktiv në muzikë dhe projekti më i fundit ishte dueti me Elvana Gjatën, që rezultoi të ishte hiti i verës që lamë pas.

Ylli ka bërë edhe një falenderim për të gjithë ata që e mbështeten pët ta finalizuar këtë projekt që ka nisur para disa viteve.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore