Aplikacione

Yalla, gjen terren në Lindjen e Mesme


Në Lindjen e Mesme, Yalla, i cili është aplikacioni i dytë kinez më i famshëm pas TikTok-ut, ka numëruar një rritje të përdoruesve mujorë të aplikacionit të saj të bisedës dhe atij të lojërave.

E përditshmja, Financial Times, tregon se aplikacioni ka arritur afro pesëfishim të përdoruesve mujorë që nga muaji qershor i vitit të kaluar. Gjithashtu çmimi i aksioneve është trefishuar që nga oferta fillestare publike e New York-ut në muajin tetor të atij viti.

Yalla përbën një shembull të mirë të një kompanie teknologjike kineze, e cila është lokalizuar mjaft mirë në Dubai, ku shumë përdorues nuk janë në dijeni që ekipi i saj inxhinierik dhe themeluesit e tij ndodhen të gjithë në Hangzhou afër Shanghai-t.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Yang Tao, gjashtë vitet e para të karrierës së tij i kaloi në Abu Dhabi duke punuar për firmën ZTE të pajisjeve të telekomunikacionit.

Kjo ishte edhe mënyra se si ai u takua me bashkëthemeluesit e tij, si dhe me presidentin e grupit të quajtur Saifi Ismail.

Yang është shprehur se e ka krijuar idenë e e aplikacionit teksa udhëtonte nëpër rajon, nga Egypt-i në Afghanistan, duke vërejtur se sa kohë i kushtonin njerëzit të folurit në telefon.

Ideja e tij kishte të bënte me krijimin e një rrjeti social të bazuar në biseda dhe jo në të shkruar, kjo ka bërë që secili përdorues të kalojë mesatarisht pesë orë në aplikacion dhe shumica prej tyre nuk flasin. Ata thjesht qëndrojnë dhe dëgjojnë.

“Lindja e Mesme ishte një botë e neglizhuar nga kapitalistët sipërmarrës”, ka thënë ai për fillimet kur kishte pak interes për aplikacionin. Gjithsesi ka pohuar se ka qenë e lehtë të rritej një aplikacion në këtë rajon se sa në Kinë që është tregu i tij në shtëpi.

Frymëzimi i erdhi prej aplikacioneve të drejtpërdrejta në Kinë, të cilat numërojnë miliona përdorues që angazhohen. Por, më shumë nga Clubhouse-i që është i bazuar vetëm në biseda.

Ndryshe nga ai, Yalla përqendrohet kryesisht në dhoma të vogla bisede deri në 20 persona, të cilët janë të ftuar nga miqtë e tyre.

Lidhur me zyrat e kompanisë, ato janë të mbushura me 350 persona staf duke filluar nga dizajnerët grafikë, zhvilluesit e ndërfaqes së aplikacionit dhe ekipe që zhvillojnë aplikacione të tjera.

Yang ka pohuar se periudha pandemike ka qenë më e ndritura për aplikacionin pasi pati rritje të konsiderueshme dhe u rekomandua në faqet kryesore të dyqaneve të aplikacioneve të Apple-it dhe Google-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore