Jetesë & Stil

Xhensila Myrtezaj: Kur prindërit e mi u divorcuan, muzika më shpëtoi shpirtërisht


Këngëtarja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, së fundmi ka zbuluar se muzika ishte shpëtimi i saj, atëherë kur po përjetonte periudhën e saj më të errët jetësore gjatë divorcit të prindërve.

Në një intervistë dhënë për emisionin “E ardhmja është vajzë”, Xhensila, ka treguar se talenti i saj për këndim  është diçka e trashëguar nga e ëma.

“Muzika më ka shpëtuar shpirtërisht, nga ana psikologjike. Ka qenë një dhuratë e jashtëzakonshme për mua. Mami ma ka falur dhe Zoti sepse mami ka qenë këngëtare”.

“Mbaj mend që kur fikeshin dritat mami më ushtronte zërin dhe këndonim pa fund bashkë. Në çdo moment ishim të dyja bashkë, përveç momentit të festës së abetares”, tha ajo.

Ylli i hitit “Paris”, ka rrëfyer po ashtu se talentin e saj për këndim e kishte zbuluar mësuesja e saj e muzikës kur ajo ishte akoma në shkollë fillore.

Xhensila, nuk ka mbetur pa folur edhe për vajzën e saj, Ajkën, të cilën nuk heziton ta quaj si “suksesin e saj më të madh”, teksa bashkëshortin e saj, aktorin, Besi Kallakun, e ka cilësuar si “baba shembullor”.

“Ajka është kupola e gjithçkaje. Unë kisha shumë projekte dhe plane, por sapo Ajka erdhi në jetë, erdhi në krye dhe i rrëzoi të gjitha”.

“Kam një raport shumë të shenjtë me mamin tim dhe uroj të kem të njëjtin dhe me Ajkën. Po rritet në një familje me shumë dashuri. Besi është një baba shembullor“, tha Xhensila.

Ndryshe, ditë më parë, Xhensila Myrtezaj bashkë më rep artistin, Lumi B, kanë publikuar video projektin e tyre më të ri muzikor të titulluar “Prit pak”.

Dueti u pëlqye shumë teksa shënoi edhe shikueshmëri të lartë në platformën YouTube, ku për më pak se dy jave ka arritur të grumbullojë afro 5 milionë klikime

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore