Përballje

Xhaka shënon, por Arsenal ndalet nga Southampton


Ndeshjet e së dielës në Premier League ishin interesante dhe befasuese.

Dueli mes Southampton-it dhe Arsenal-it përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Ndeshja ishte kryesisht e baraspeshuar, ku të dy skuadrat patën mundësi të shumta shënimi.

Goli i parë erdhi ne minutën e 11-të, të cilin e shënoi Granit Xhaka, pas asistimit të Ben White.

Më pas, në pjesën e dytë, në minutën e 65-të, Amstrong shënoi për të barazuar rezultatin dhe për t’i fituar një pikë Southampton-it.

Në minutat e fundit, Arsenal kishte disa mundësi shënimi, ndërsa Southampton po ashtu krijoi disa kundërsulme të rrezikshme.

Edhe pas këtij barazimi, Arsenal radhiten në pozitën e parë me dy pikë më shumë se Manchester City, ndërsa Southampton janë në vendin e 15-të me 12 pikë.

Ndeshjet e tjera në Premier League përfunduan kështu:

Aston Villa 4:0 Brentford

Leeds 2:3 Fulham

Wolves 0:4 Leicester

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore