Sport

Xavi Simons i bashkohet Leipzig-ut


Futbollisti holandez, Xavi Simons, do të transferohet te skuadra e Leipzig-ut nga Paris Saint-Germain.

20-vjeçari u ri-bashkua me klubin e PSG-së për vetëm 6 milionë euro nga PSV Eindhoven, pasi që francezët e ruajtën këtë mundësi kur e transferuan me parametra zero një vit më parë.

Lajmin për transferimin e tij tek ekipi holandez e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, sipas të cilit Simons do të transferohet në Gjermani me formulën e huazimit.

Sipas Romano-s, marrëveshja e huazimit nuk përfshin asnjë mundësi blerjeje të kartonit të futbollistit, me mesfushorin 20-vjeçar që do të rikthehet në kryeqytetin francez në qershor të vitit të ardhshëm.

Testet mjekësore do të kryhen brenda 24 orëve të ardhshme, pastaj do të bëhet zyrtarizimi.

Xavi beson se Leipzig është klubi më i mirë për progresin e tij dhe pastaj do të jetë koha për të qenë pjesë e projektit të PSG-së.

Ai tashmë është në Leipzig së bashku me agjentin e tij.

Kujtojmë që 20-vjeçarei e pati një sezon të shkëlqyer me PSV Eindhoven, duke shënuar 22 gola dhe duke dhuruar 12 asistime në 48 ndeshje në të gjitha garat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore