
Ousmane Dembele ishte futbollisti që shkëlqeu në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Mbretit, në të cilën Barcelona e mposhti Real Sociedad-in me rezultat 1:0.
Francezi vendosi me golin e tij sfidën e luajtur në “Camp Nou”, duke kualifikuar katalanasit në gjysmëfinale.
Në konferencën pas ndeshjes, Xavi foli për këtë takim, derisa u ndal më shumë duke folur pikërisht për Dembele-n, i cili tha se çdo mbrojtës e ka të vështirë ta ndalë atë.
“Dembele është përmirësuar shumë që kur kam ardhur unë këtu. Shoh që mbrojtësit vuajnë kur janë përballë tij. Gjithmonë kam besuar tek Ousmane, e ndjeja që kishte shumë për t’i dhënë Barcelonës”, tha Xavi.
Dembele ishte në dyshim për ta vazhduar kontratën me katalanasit, derisa në verën e kaluar ishte afër që të largohej me parametra zero. Xavi tha se Dembele u përballë me shumë kritika.
“Ai u përball me shumë kritika, nuk ishin të paktë njerëzit që nuk e donin më te Barcelona. Tani të gjithë e duartrokasin”, shtoi Xavi.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur për të. Dembele është një nga më të mirët në botë në rolin e tij. Unë e di prej kohësh, sa mirë që edhe ai ka filluar ta besojë”, tha mes tjerash trajneri i Barcelonës.
Kujtojmë që Barcelona është duke kaluar në formë të mirë edhe në La Liga. Ata momentalisht prijnë në tabelë me tre pikë më shumë se Real Madrid-i.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Rikthimi i prokurorit Besnik Cani”, ONM-ja shpreh shqetësimin për projekt-vendimin e KLP-së
-
Xhaçka nga Samiti i Bucha-s kujton imazhet e rënda të luftës në Kosovë dhe Bosnjë
-
Irani sinjalizon vendosmërinë për të zbatuar rregullat e hixhab-it
-
Arrestohet një person në Veri: Sulmoi policët dhe dogji vetura