Sport

Xavi: Është e mrekullueshme ta kesh Lewandowski-n në skuadër


Barcelona e mposhti Real Valladolid-in me rezultat 4:0 në ndeshjen e vlefshme të javës së tretë në La Liga.

Pas ndeshjes foli në konferencën për media trajneri i katalanasve, Xavi Hernandez, i cili mes tjerash ndihet shumë i sigurt ta ketë në skuadër Robert Lewandowski-n, që ishte protagonist në këtë ndeshje duke shënuar dy gola.

“Nuk është puna vetëm te golat, përveç që shënon, ai është një lojtar i mrekullueshëm. Lëviz mirë, e mbron topin dhe bën pasime për shokët e skuadrës. Është një lider i papërsëritshëm”, tha Xavi.

“Është e mrekullueshme ta kesh në skuadër. Është një punëtor i madh, punon shumë për ekipin. Ai bën diferencën”, shtoi trajneri i Barcelonës.

Më tej ai foli edhe për ndeshjen, që pavarësisht rezultatit të thellë, gjeti vend edhe për kritika.

“Loja nuk ishte e përsosur. Kemi ende punë për të bërë. 40 minutat e para kanë qenë shumë më të mira. Edhe pjesën e dytë e nisëm mirë, por ka ende gjëra për të përmirësuar. Mund të pësonim në disa raste”, tha Xavi.

“Reparti i mbrojtjes mund të përmirësohet akoma. Ne humbasim shumë topa të panevojshëm, duhet të jemi të durueshëm, megjithatë loja ishte e jashtëzakonshme, shumë e mirë”, u shpreh mes Xavi.

Kujtojmë që Barcelona aktualisht zë vendin e tretë në La Liga me shtatë pikë, derisa me pikë maksimale nga tri javët e para janë Real Madrid-i dhe Betis-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore