
Sulmuesi brazilian, Willian, mund të rikthehet në Premier League-n angleze pas aventurës në vendlindje te skuadra e Corinthians.
Ish-lojtari i Chelsea-t dhe Arsenal-it u largua në drejtim të Brazilit një vit më parë, pasi përfundoi kontratën me “topçinjtë”.
33-vjeçari sipas “Goal” mund të rikthehet, pasi nuk po ndihet “komod” në skuadrën nga Amerika e Jugut, ku ka realizuar vetëm një gol në 44 paraqitje.
Fulham-i interesohet për shërbimet e veteranit brazilian. Ai ka dhe 16 muaj kontratë me Corinthians-it, por një klauzolë e veçantë e lejon atë të rikthehet në Premier League.
Willian numëron 258 paraqitje në elitën e futbollit anglez. 36 gola dhe 44 asistime mbajnë emrin e tij. Ai është shpallur dhe dy herë kampion i ligës me Chelsea-n.
/Albanianpost.com-
Nico Gonzalez rinovon kontratën deri në vitin 2026 me Barcelonën
-
Milan apo PSG: Dilema e Leao-s për të ardhmen e tij
-
Heat ende planifikon të pensionojë fanellën e James, pavarësisht vendimit të ligës për pensionimin e numrit 6
-
Ronaldo pritet të qëndrojë në United, klubi kërkon edhe transferimin e Kalajdzic-it
Lajmet kryesore
-
Emigrantët që do kthehen në Shqipëri – nuk do udhëtojnë më për në Britani, thotë ambasadori britanik
-
The Times: Turizmi në Shqipëri, në nivelet e Greqisë dhe Kroacisë
-
Urdhër kërkimi për Trump, FBI mori dosjet sekrete nga Mar-a-Lago
-
Qeverisë Kurti i mungojnë kuadrot, eksperienca dhe dituria, thotë Pacolli