Aplikacione

WhatsApp publikon funksionin e ri me kod QR


WhatsApp thjeshton transferimin e historisë së bisedave me një veçori të re, pa përdorur kopje rezervë në cloud.

Përdoruesit tani marrin një kod QR në pajisjen e vjetër, që përmban historikun e tyre, dhe e transferojnë lokalish në telefonin e ri përmes Wi-Fi Direct.

Funksioni është aktualisht në dispozicion vetëm për përdoruesit e WhatsApp Beta dhe mund të përdoret për transferime në të njëjtin sistem operativ (Android në Android dhe iOS në iOS).

WhatsApp QR Code: A Guide to WhatsApp QR Code Generator [Apr 2023]

Procesi përfshin hyrjen në cilësimet e WhatsApp, ku përdoruesit shohin opsionin e ri në seksionin “Chats” për transferimin e bisedave.

Kompania mëmë e WhatsApp, Meta, deklaron se të dhënat e historisë së bisedave ndahen vetëm midis dy pajisjeve dhe janë të koduara plotësisht gjatë procesit të transferimit.

Kjo është hera e parë që kompania prezanton një metodë lokale transferimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore