Film

“What If…?” seritë e reja të multiversit të Marvel-it


Posteri i "What If...?"

Universi Kinematografik “Marvel” edhe zyrtarisht ka hyrë në Multivers me seritë e animuara “What If…?”, seri këto që në mënyrë rrënjësore krijojnë një imazh krejtësisht të ri të Marvel-it me një pafundësi mundësish.

“What If…?” vjen në platformën Disney+ më 11 gusht.

Siç shihen në trailer-in e 10 episodave të para, në komplotin e “What If…?” është Tony Stark i cili shpëtohet nga i ligu Killmonger i Panterës së Zezë dhe s’bëhet fare Iron Man, një botë ku është Captain Carter dhe jo Captain America.

“Secili univers është ndryshe. Secili më unik se tjetri”, thuhet në trailer.

Po ashtu në seritë e animuara do të jetë Chris Hemsworth i cili do të luaj Thor-in, Tom Hiddleston do të luaj Loki-n, Mark Ruffalo po ashtu Hulkun e Çmendur.

“What If…?” është një seri e antologjive të animuara të Marvel-it të krijuara nga A.C. Bradley që do të transmetohen në platformën Disney+, dhe do të imagjinojë se si do të dukeshin gjërat në situata të ndryshme në multiversin e pafundësive të mundësive.

Po ashtu edhe faza e dytë e serive 10-episodëshe te “What If…?” është në prodhim e sipër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore