Përballje

Werder Bremen gjen fitoren në frymën e fundit kundër Dortmund, shënon tre gola për gjashtë minuta


Foto: AFP

Ndeshjet e së shtunës në Bundesliga ishin interesante, me shume gola dhe dramatike.

Dueli mes Borussia Dortmund dhe Werder Bremen përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 2:2.

Werder Bremen ishin dominant ndaj Dortmund, dhe në fund kjo iu shpërblye duke fituar në minutat e fundit.

Epërsinë e parë e morën Dortmund, ku në momentet e fundit të pjesës së pare, në minutën e dytë shtesë, Julian Brandt shënoi për t’i dhënë epërsinë Dortmund-it.

Më pas, në pjesën e dytë, në minutën e 77-të, Raphael Guerreiro shënoi për të dyfishuar epërsinë.

Për të ngushtuar epërsinë për Bremen përkujdes Lee Buchanan i cili shënoi në minutën e 89-të.

Në minutën e 93-të, Niklas Schmidt barazoi rezultatin për Bremen, por ndeshja nuk përfundoi me aq.

Pak para vërshëllimës së fundit, Oliver Burke shënoi për fitoren dramatike të Werder Bremen.

Në anën tjetër, Hoffenheim mposhti Bayer Leverkusen-in me rezultat të thellë prej 3:0.

Golat u shënuan nga Baumgartner, Kramaric dhe Rutter.

Ndërsa ndeshjet e tjera në Bundesligë, përfunduan kështu:

Augsburg 1:2 Mainz

Stuttgart 0:1 Freiburg

Wolfsburg 0:0 Schalke

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore