
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk i ka pasur të pakta ekspozitat e pikturës, edhe pas kohës kur ai u zgjodh në krye të vendit, në vitin 2013.
Disa të tilla i ka realizuar në fakt në Itali, apo Greqinë fqinje, Francë etj..
Por këtë herë, ngjyrat e tij me vizualizimin sa abstrakt, aq edhe të përçudnueshëm, në dimensione aspak reale të imagjinatës, ka vendosur t’i shpalosë në një ekspozitë krejt të veçantë, hapur sot në Porto të Portugalisë, me titullin e thjeshtë “Welcome” (mirë se erdhët).
Punime të artistit Rama në fakt do të shfaqen në Galerinë Nuno Centeno të Portos, prej 18 nëntorit në mbrëmje.
Kjo është edhe hera e parë, në të cilën ai promovohet si artist solo në Portugali.
Dy fjalë për kryeministrin, nuk i ka kursyer as faqja zyrtare e Nuno Centeno.
Si artist dhe kryeministër i Shqipërisë, të dyja këto role bashkohen brenda zyrës së tij. Formimi i tij si piktor iu përshtat, fare natyrshëm, atmosferës politike. Gjatë kohës që ishte ministër i Kulturës, Rama do të përmirësonte fokusin e tij në takime duke vizatuar në fletë A4, si korrespondencën dhe oraret e qeverisë. Sipas artistit, “politika, brenda çmendurisë së saj, ndonjëherë mund ta bëjë artin edhe më të mirë”.
Këto shpërthime ngjyrash, pothuajse si organizma të gjallë, u bënë një shenjë dalluese në qytetin e Tiranës. Pas një periudhe të ashpër diktatoriale, lideri i Partisë Socialiste të Shqipërisë konvertoi peizazhin gri duke urdhëruar të pikturonte ndërtesat e epokës komuniste të qytetit me ngjyra të ndezura dhe modele ekspresive.
Ky akt politik është një shembull i këndvështrimit “të dyfishtë” të Edi Ramës, duke përdorur ekspresivitetin e tij artistik për të trajtuar sferën qeveritare.
Kështu, bota transformuese e mendjes së piktorit Rama, është materializuar në skicat të ndjella nga politika, por jo politikndjellëse…sakaq intriguese.
Tashmë, mund të shijohen edhe nga publiku portugez.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Basha takon Presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar: Mbështesim SPAK në luftën antikorrupsion
-
Miratohet Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare
-
Manja ‘shmang’ akuzat për çështjen Beleri, amnistia mund të përfshijë 600 të dënuar
-
Kaosi në Kuvend, përjashtohen Sali Berisha dhe 5 deputetë të opozitës