Lajme

Washington Post: “Për inteligjencën amerikane, Moska ka një armë sekrete kundër Starlink në Ukrainë”


“Moska ka eksperimentuar prej muajsh sistemin e saj të luftës elektronike, të quajtur Tobol, në përpjekje për të ndërprerë transmetimet e Starlink në Ukrainë” .

Kjo është ajo që del nga një raport sekret i inteligjencës amerikane i marrë nga e përditëshmja “Washington Post”.

Përpjekja e Rusisë për të sabotuar aksesin në internet nga forcat ukrainase duke synuar sistemin satelitor Starlink që miliarderi Elon Musk i ka ofruar Kievit që në ditët e para të luftës “duket të jetë më i avancuar nga sa dihej më parë”, shkruan Dokumenti, i cili është pjesë e një serie letrash top-sekret të zbuluara në internet përmes platformës së mesazheve Discord dhe daton në muajin e kaluar. Por që nuk tregon nëse testet e Rusisë ishin apo jo të suksesshme.

Megjithatë, zbulimi i inteligjencës është ende befasues, thekson “Washington Post”, pasi duket se konfirmon atë që ekspertët kishin hipotezuar më parë: domethënë se një program gjoja i krijuar për të mbrojtur satelitët e Kremlinit mund të përdoret gjithashtu për të sulmuar kundërshtarët e tij.

SpaceX, kompania që zotëron Starlink, e pyetur nga “Washington Post”, nuk pranoi të komentojë.

Pranverën e kaluar, Musk komentoi përpjekjet e Kremlinit për të synuar teknologjinë e tij, duke postuar në Twitter në maj se rusët dyshohet se po rrisin përpjekjet e tyre për të sulmuar Starlink.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore