
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një fjalim për nder të 182 vjetorit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve (SANU), ka vlerësuar se viti i ardhshëm do të jetë “viti më i vështirë” në historinë moderne të Serbisë, derisa ka shtuar se viti 2024, përveç tensioneve në pjesë të ndryshme të botës, do të sjellë “shumë më tepër” konflikte dhe trazira në Ballkanin Perëndimor.
“Kam frikë se viti 2024 do të sjellë shumë më tepër konflikte dhe trazira se viti 2022 dhe viti 2023, përfshirë kërcënime ndaj popullit serb në Kosovë, por edhe në pjesë të tjera të rajonit. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që çdo ditë, duke dëgjuar pikëpamje dhe mendime të ndryshme, të arrijmë në një emërues të përbashkët se si ta ruajmë lirinë”, ka thënë ai.
Duke iu referuar procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ai ka folur edhe për rëndësinë kompromisit, derisa ka siguruar se “nuk do të heqë dorë nga territori dhe populli serb”, derisa ka theksuar se duhet pritur gjithmonë “një rast të favorshëm që e vërteta të dalë në dritë”, megjithëse “do të përpiqet të ruajë paqen” në Ballkanin Perëndimor.
“Pavarësisht nga ashpërsia e problemeve dhe përmasa e presioneve që do të jenë më të mëdha në periudhën e ardhshme, ne duhet të përpiqemi gjithmonë për kompromis, por kurrë nuk duhet të heqim dorë nga ajo që është e jona, nuk duhet të heqim dorë as nga e drejta publike ndërkombëtare, as nga territori, as nga populli ynë”, ka shtuar presidenti serb.
Në kohën kur përpjekjet e diplomatëve perëndimorë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi janë intensifikuar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë thirrje botës perëndimore për përshpejtimin e zgjidhjes së konflikteve në Ballkanin Perëndimor, përpara se Rusia të rindezë një zjarr të madh. Dhe, synimet e Rusisë janë konfirmuar edhe nga BE-ja.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Elizabeth Magill: UPenn humbet 100 milionë dollarë donacion pas dëshmisë në Dhomës së Përfaqësuesve, për antisemitizëm
-
Qeveria kërkesë Osmanit për autorizimin e kredisë nga BERZH-i
-
13 zyrtarë policorë i shtohen Njësisë së Mbrojtjes së Afërt
-
Balla thotë se nuk do të ketë më feude dhe bajraqe, mbi ligjin dhe qytetarët s’ka më të fortë
Lajmet kryesore
-
Socialistët thonë se 21 janari ishte krim shtetëror: Vendimi i Strasburgut i hap rrugën drejtësisë
-
Edhe në Zubin Potok serbët iniciojnë peticion për largimin e kryetarit Zeqiri
-
Elizabeth Magill: UPenn humbet 100 milionë dollarë donacion pas dëshmisë në Dhomës së Përfaqësuesve, për antisemitizëm
-
Trafiku i pasagjerëve në Evropë, TIA mes aeroporteve me performancën më të lartë