Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 fora të sigurisë në Kosovë.
“Baerbock është përgjigjur në vend të komandantit të KFOR-it, dhe KFOR-i ende nuk e ka marrë kërkesën për kthimin e forcave tona në Kosovë, do ta marrin të enjten pasdite, do t’i paraqes pesë dokumente të rëndësishme”, deklaroi ai në konferencë për media, raporton mediumi serb “Tanjug”.
Beogradi zyrtar qysh më 8 dhjetor paralajmëroi shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.
Vuçiç, kishte bërë të ditur se do t’i kërkojë NATO-s të vendosë ushtrinë dhe policinë serbe në Kosovë në mes të një rritjeje të tensionit në orët e fundit.
Ndër vendet që ka treguar se do të kërkojë mbështetje është edhe Spanja dhe Vuçiç ka shpjeguar gjithashtu se tashmë i ka dërguar letra krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian që tashmë ishin kundër njohjes së pavarësisë territoriale të Kosovës.
“Ata janë miqtë tanë dhe shpresoj se letra do të thotë diçka”, tha ai për një letër në të cilën i falënderonte për “mbështetjen e Serbisë në integritetin e saj territorial, që garanton paqen në rajon” dhe vlerësoi “luftën e përbashkët” të këtyre vendeve që respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së si parim të vetëm.
Nëse kërkesa konfirmohet, do të ishte hera e parë që Beogradi ka kërkuar të vendoset në Kosovë, sipas dispozitave të një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që i dha fund luftës së viteve 1998-1999, në të cilën NATO përfundoi duke ndërmjetësuar për të mbrojtur Kosovën.
Presidenti nuk ka “iluzione” për mundësinë që NATO të pranojë një dislokim të tillë në një moment kaq kritik.
Megjithatë, Vuçiç ka mbrojtur idenë se Serbia ka të drejtë ta bëjë këtë kërkesë.
“Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë!”, ka deklaruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi nga Beogradi erdhi kërcënimi për kthim të ushtrisë në territorin e Kosovës.
Sipas Osmanit, “ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë!”.
Ajo ka sqaruar se një kërcënim i hapur se ky dëshmon mendësinë që ka ekzistuar në të kaluarën.
Ndërsa, ka kërkuar reagimin ndërkombëtar për sjelljen e Beogradit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit