Lajme

Vuçiç: Me Putinin biseduam edhe hollësirat më të imëta për Kosovën


Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, në takimin me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se në takimin me Presidentin e Federatës Ruse, Vlladimir Putin, ky i fundit i ka pasur “90 pyetje për mua”.

Vuçiç tha se i ka pasur 10 pika, të cilat ishin çështjet më të gjera që ia ka përcjellur presidentit rus.

“Ai më pyeste më shumë e më shumë. Rusia vazhdon të ndjek politika që mbështesin ligjin ndërkombëtar. Kemi diskutuar për Kosovën dhe për tërë rajonin, të gjitha aspektet e jashtme dhe presionet, mungesën e dëshirës së shqiptarëve për dialog, ngjarjet e fundit në Veri të Kosovës”, ka thënë Aleksandër Vuçiç.

“Kemi diskutuar në hollësirat më të vogla, me shumë kujdes”, vazhdoi ai, transmetojnë mediet serbe.

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, në takimin me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtij të fundit i ka pohuar se “pozicioni i Rusisë karshi Republikës së Kosovës mbetet i pandryshuar”.

“Moska e mbështetë Beogradin”, ka deklaruar presidenti rus.

“Në lidhje me përpjekjet tona dhe hapat e përbashkët në arenën ndërkombëtare, përfshirë vendbanimet e Kosovës, ju e dini se pozicioni jonë është i natyrës parimore. Nuk i nënshtrohet ambientit aktual politik”, transmeton agjensioni i lajmeve ruse “IZ”.

Ai tha se Federata Ruse vazhdon të mbështesë pozicionin e Serbisë në çështjen e Kosovës, por se “shpreh shpresën që çështja të zgjidhet në mënyrë të atillë që u përshtatet interesave të qytetarëve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore