Ishte paralajmëruar se Qeveria e Serbisë do të formohet deri në fund të gushtit, mirëpo kjo sipas të gjitha gjasave do të shtyhet deri në gjysmën e muajit shtator për shkak të gjendjes aktuale në Kosovë.
Burimet e mediumit serb “Nova”, kanë bërë të ditur se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk po mund të përkushtohet në zgjedhjen e qeverisë së re derisa të vazhdojë “tensioni” në Kosovë.
“Bashkëbiseduesi ynë na kujton se Vuçiç në disa raste ka thënë se për momentin nuk i intereson asgjë, përveç situatës në Kosovë, dhe thekson se afati për formimin e Qeverisë së Serbisë është muaji nëntor dhe se ka kohë të mjaftueshme për këtë çështje”, shkruan portali serb.
“Vuçiç së shpejti do t’u drejtohet deputetëve të Kuvendit të Serbisë, siç ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit Vladimir Orliç, për t’i informuar ata me situatën në terren. Të gjitha këto janë ngjarje që sipas planit do t’i paraprijnë seancës ku do të votohet përbërja e Qeverisë së re të Serbisë”.
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, të martën e 23 gushtit konfirmoi se seanca “për Kosovën” do të mbahet në shtator dhe se do të ketë “shumë informacione të rëndësishme për temën e çdo gjëje me të cilën përballet vendi ynë”.
Kush pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Serbisë?
Kryesia e Partisë Progresive Serbe (SNS) nën udhëheqjen e Aleksandër Vuçiç-it, do të vendos të mërkurën e 24 gushtit mandatarin për formimin e Qeverisë së re të Serbisë.
Në garë për këtë pozitë janë dy emra të njohur në Serbi.
Sipas informacioneve që kanë mundur të sigurojnë mediat në Serbi, përveç kryeministres Ana Bërnabiç, në garë për kreun e qeverisë është edhe kryetari i Novi Sadit dhe njëherit nënkryetari i SNS-së, Millosh Vuçeviç.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Konjufca: I kemi plotësuar kriteret për statusin e vendit kandidat të BE-së
-
Hasani e denoncon në Antikorrupsion kryetarin e Këshillit të Etikës së UP-së
-
Haziri: Osmani e konfirmoi korrupsionin e thellë qeveritar dhe kapitullimin e shtetit
-
BE-ja e demanton Osmanin: Ne ende insistojmë që hapja e urës të diskutohet në dialog