Lajme

“Vuçiç erdhi në pushtet me çështjen e Kosovës dhe më këtë çështje do ikën”


Kryetari i lëvizjes politike-nacionaliste “Oslobodjenje” (Çlirimi) në Serbi, Mlagjan Gjorgjeviç, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ardhur në pushtet me temën e Kosovës dhe do bjerë me këtë çështje.

“Opozita nuk e kuptojnë se Vuçiçi ka ardhur në pushtet me temën e Kosovës dhe do të bjerë në temën e Kosovës. Pyetja e vërtetë është pse opozita po reagon vakët tani? Këtë le ta gjykojnë qytetarët”, thotë ai për Danas.

“Tani gjërat kanë dalë në shesh, të gjithë aktorët politik dhe shoqëror do të duhet të vendosin – nëse janë për Vuçiç-in dhe tradhtinë e Kosovës, apo kundër saj”.

Sipas tij, Vuçiç po tregohet “negociator i dobët dhe modest” dhe nuk po di t’i mbrojë interesat e Serbisë.

“Vuçiç u dorëzua dhe pranoi shtetin ilegal separatist pas një takimi të shkurtër me disa ambasadorë të cilët e kërcënuan pak”, shtoi ai.

Ai nënvizoi se statusi i Kosovës është përcaktuar me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244 dhe thotë se asnjë presion nga ambasadorët dhe as referendumet që po përmenden tani nuk mund ta ndryshojnë këtë.

“Historia për referendumin po hedh pluhur në sytë e qytetarëve të Serbisë dhe po i jep mbështetje politikës së Vuçiç-it”, beson Gjorgjeviç.

Gjorgjeviç nënvizon se pranimi i planit evropian është “tradhti” dhe “shkelje e ligjit të brendshëm dhe ndërkombëtar” dhe “shkelje e kushtetutës dhe historisë serbe”.

Ai u bën thirrje të gjitha “organizatave patriotike”, Kishës Ortodokse Serbe, komunitetit akademik, si dhe patriotëve në mbarë Serbinë dhe diasporën serbe që t’i rezistojnë.

Politikani serb pohon gjithashtu se kjo lëvizje paralajmëroi opinionin se Vuçiç po shkon drejt “njohjes rrëshqitëse të pavarësisë së Kosovës”.

“Kjo ishte e qartë kur, në vitet e kaluara, sistemi i energjisë elektrike iu dorëzua Prishtinës dhe kur u pranua marrëveshja për targat”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore