Një grua është vrarë me armë zjarri në fshatin Llaushë të Skenderajt të mërkurën pasdite.
“Me të pranuar informacionin, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë”, thuhet nga policia.
Si pasojë e plagëve, gruaja ka vdekur dhe i dyshuari është arrestuar derisa këtij të fundit i është sekuestruar edhe arma.
“Lidhur me veprën penale është arrestuar një person i dyshuar, nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me tre fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë gëzhoja. Pas intervistimit të dyshuarit S.Q,.51 vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit policor”.
Ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rama: Kallëzimi i pabërë i Bardhit iu shit si sapun për djathë italianëve
-
Petkoviç: Serbia dëshmoi konstruktivitet, por Kosova s’dëshiron zgjidhje
-
Serbia propozoi që strukturat ilegale serbe të financohen deri në krijimin e Asociacionit, thotë Bislimi
-
Sa shpejt mund të ndalohet TikTok teksa Kongresi miratoi projektligjin?
Lajmet kryesore
-
Rama: Kallëzimi i pabërë i Bardhit iu shit si sapun për djathë italianëve
-
Serbia propozoi që strukturat ilegale serbe të financohen deri në krijimin e Asociacionit, thotë Bislimi
-
Kush është shefi kur bëhet fjalë për mbrojtjen: NATO apo BE?
-
As në takimin e pestë s’ka marrëveshje për dinarin – Lajçak del me një propozim të ri