
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka qenë kandidati i parë, i cili voton në kryeqytet, ku ka dhënë edhe një mesazh për pjesëmarrje të lartë në votime.
Këlliçi, përmes shembullit të tij, i ka ftuar të gjithë të bëjnë zgjedhjen e tyre në këto zgjedhje, duke garantuar po ashtu se vota e qytetarëve “nuk preket nga askush”, teksa ka përmendur edhe rivalin e tij politik, Erion Veliaj.
Në kuadër edhe të vijimësisë së fushatës së tij, thirrje posaçërisht te të rinjtë i ka bërë atyre që njihen si “naçu” dhe atyre që duan të ikin nga qyteti, sepse kanë humbur shpresën.
“Mos ikni, hajdeni bashkë të ndryshojmë të ardhmen e qytetit, për të ardhmen e familjeve”, ka reflektuar Këlliçi në fjalën e tij.
Përpos të tjerave, kandidati i djathtë ka bërë me dije për mediat po ashtu se ai po merr në mënyrë të vazhdueshme informacion për atë çfarë po ndodh në gjithë qendrat e votimit në Tiranë, ku ka mësuar se përtej disa teknikaliteteve të vogla, procesi po shkon normalisht në gjithë bashkinë.
“Sot është dita e ndryshimit”, përmbylli ai apelin e shkurtër, për t’u drejtuar më pas për në selinë blu, ku do të presë rezultatin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Policia e Kosovës, për pak ditë, e shpëtoi shtetin dhe Albinin
-
Rama thotë se tashmë priten veç frytet nga Procesi i Berlinit
-
Rusia sulmon diplomatikisht Armeninë, gjithë fajin e dështimit të negociatave ia hedh Pashinyan-it
-
Osmani: Afrimi na bindi se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje