Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon, javën tjetër do të vij për vizitë në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian në Kosovë.
“Ajo do të mbajë një konferencë për media të hënën”, thuhet në këtë komunikatë.
Von Cramon, ka qenë njëri ndër zërat kryesorë për liberalizimin e vizave.
Liberalizimi i vizave është një moment historik dhe shumë i rëndësishëm për integrimin evropian të Kosovës, kishte thënë në një intervistë për Albanian Post, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Ajo ishte shprehur e lumtur që më në fund, pas më shumë se një dekadë pritjeje, qytetarët e Kosovës s’do ta kenë më barrën burokratike e të tejzgjatur të pajisjes me vizë për të udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Eurodeputetja gjermane nga radhët e të Gjelbërve, kishte theksuar se procesi i liberalizimit të vizave e ka dëmtuar shumë reputacionin e BE-së në Kosovë, ndërsa shton se do të duhet shumë punë për ta rikthyer sërish besimin.
Von Cramon ndër të tjera deklaroi se heqja e regjimit të vizave s’ka të bëjë asgjë me Marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ngase sipas saj, këto janë dy procese krejtësisht të ndryshme.
Intervistë | Viola von Cramon: Liberalizimi i vizave – moment historik
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi