Shqipëria

Volumi i mallrave në porte këtë gusht ka rënë me 40,5%


Për muajin gusht të këtij viti, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 161,7 tonë duke u rritur me 4,9 për qind, në krahasim me gushtin e kaluar.

Volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte është 256,2 mijë tonë, duke u ulur me 40,5 për qind, krahasuar me gushtin e vitit 2021.

Volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 1.588 mijë tonë-kilometër, duke u ulur me 3,9 për qind, krahasuar me gushtin e kaluar.

Kështu rezulton nga një raport i fundit nga INSTAT-i.

Transporti i mallrave me det, hekurudhë dhe ajër

Në tetë-mujorin e vitit 2022:

Volumi i mallrave të transportuar me ajër është 1.294,9 tonë, duke u rritur me 0,3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte është 2.670,3 mijë tonë, duke u ulur me 17,6 për qind, krahasuar me tetë-mujorin e kaluar.

Volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 13.278 mijë tonë-kilometër, duke u ulur me 27,4 për qind, krahasuar me tetë-mujorin e vitit 2021.

Treguesitspecifikë tëtransportit ajror

Këtë gusht, numri i fluturimeve u rrit me 15,1 për qind, krahasuar me muajin gusht të vitit 2021. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 692 mijë e 805 pasagjerë, duke u rritur me 22,9 për qind, krahasuar me gushtin e kaluar.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare është 440 mijë e 626 pasagjerë. Krahasuar me gushtin e vitit 2021, ky tregues është rritur me 43,2 për qind.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 425 pasagjerë. Krahasuar me gushtin e kaluar, ky tregues është ulur me 95,2 për qind.

Gushtin e këtij viti, transporti ajror i pasagjerëve zë 61,1 për qind të transportit gjithsej.

Në tetë-mujorin e vitit 2022:

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 3.405.723 pasagjerë, duke u rritur me 95,2 për qind, krahasuar me tetë-mujorin e vitit 2021.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare është 1.004.667, duke u rritur me 59,1 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 9.821 pasagjerë, duke u ulur me 52,0 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Transporti i pasagjerëve sipas mënyrës së udhëtimit

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit

Volumi i mallrave të tregtuara këtë gusht është 762,0 mijë ton ku 58,6 për qind e tyre u transportua me det.

Në tetë-mujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të tregtuara është 5.933,4 mijë ton ku 54,4 për qind e tyre u transportua me det.

Këtë gusht, volumi i mallrave të eksportuara me tokë zë 51,3 për qind, me det 48,4 për qind, me hekurudhë 0,2 për qind dhe 0,1 për qind janë eksportuar me ajër.

Volumi i mallrave të eksportuara me det është rritur 10,4 për qind ndërsa është ulur volumi i mallrave eksportuar me tokë me 29,9 për qind dhe me ajër me 3,8 për qind.

Në tetë-mujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të eksportuara me tokë zë 54,3 për qind dhe me det 45,6 për qind dhe 0,1 për qind me hekurudhë.

Volumi i mallrave të eksportuara me të tre mënyrat e transportit ka pësuar rritje, krahasuar me periudhën Janar-Gusht 2021.

Respektivisht, me det është rritur 6,4 për qind, me hekurudhë 89,8 për qind, me ajër 42,5 për qind, ndërsa është ulur me tokë me 14,9 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë referuese.

Gushtin e vitit 2022, volumi i mallrave të importuara me det zë 65,3 për qind dhe me tokë 33,4 për qind dhe të tjera 1,3 për qind. Volumi i mallrave të importuara me tokë është ulur me 10,1 për qind krahasuar me gushtin e kaluar.

Në tetë-mujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të importuara me det zë 61,6 për qind, me tokë 37,5 për qind, me hekurudhë 0,1 për qind dhe të tjera 0,8 për qind.

Volumi i mallrave të importuara me tokë është ulur me 8,2 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore