Lajme

VMRO-DPMNE akuzon Qeverinë për gjendjen e rezervave shtetërore për ushqim dhe naftë


Ilustrim

Për shtrenjtimin e bukës dhe produkteve të tjera të ushqimit dhe derivateve të naftës VMRO-DPMNE ka  akuzuar Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Sipas tyre, në rezervat e domosdoshme shtetërore nuk ka as ushqim të mjaftueshëm, as derivate të naftës pasi qeveria nuk mori asnjë masë në kohë.

Ata i bëjnë thirrje pushtetit të pranojë urgjentisht propozimet e tyre për uljen me 50 % të akcizës për karburantet dhe heqjen e TVSH-së për ushqimet bazë.

“Pas gjithë pasigurisë që ndjejnë qytetarët për produktet bazë ushqimore, qeveria duhet të përgjigjet se sa janë të qëndrueshme nafta dhe derivatet e naftës dhe kësaj të mos i përgjigjet me deklarata para se të bëhet fjalë për informacione të klasifikuara, por të përgjigjet konkretisht nëse merren masa dhe nëse rezervat në mallra dhe derivate të naftës janë të qëndrueshme”, ka thënë zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.

Akuzat e VMRO-DPMNE, parti në pushtet LSD ka thënë se nuk qëndrojnë dhe se qytetarët duhet të jenë të qetë, sepse rezervat e mallrave dhe rezervat e naftës janë plot.

“Të gjitha lajmet e rreme dhe dezinformatat e VMRO-DPMNE-së, përmes të cilave tentojnë të shqetësojnë opinionin kanë rënë në ujë”.

“Viteve të fundit prodhimi i grurit jo që nuk ka rënë, por është rritur dukshëm në krahasim me kohën e VMRO-DPMNE-së kur nuk ka pasur krizë”, ka deklaruar Trajan Dimkovski nga Komisioni për Bujqësi i LSDM-së.

Nga ana tjetër, çmimi i naftës dhe i grurit në bursat botërore mbetet i lartë. Javën e kaluar ka pasur rafte bosh në disa nga dyqanet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa mbeti e paqartë nëse kjo ishte për shkak të rritjes së kërkesës apo keqpërdorimeve të mundshme nga disa tregtarë të cilët tërhoqën qëllimisht disa nga produktet dhe më pas i nxorën sërish, por me çmime më të larta.

E njëjta gjë ndodhi edhe në disa pika karburanti, pas së cilës janë bërë kontrolle në terren. Situata për këto dy fenomene tashmë është stabilizuar në Maqedoninë e Veriut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore