Vllaznia e Tirana luajnë pa gola, Egnatia mposht Laçin dhe Kastrioti e Kukësi ndajnë pikët
Derbi i javës së 12-të në Superligën e Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës u mbyll pa gola.
Rastet e shënimit për të dyja skuadrat në fakt nuk munguan, por finalizimi ishte një problem për të dyja kampet.
Kështu, në fund nuk pati fitues teksa sa i takon klasifikimit Tirana mbetet në vendin e parë me 22 pikë, ndërsa Vllaznia është në vendin e tretë me 19 pikë.
Ndërkohë, Egnatia mposhti në shtëpi me rezultatin 2:0, Laçin. Golin e parë për rrogozhinasit e realizoi Agbekpornu në minutën e 63-të, ndërsa në limitet e kohës së rregullt Fernando dyfishoi shifrat për të siguruar fitoren e skuadrës së tij.
Vlen të theksohet se në minutën e 82-të, Laçi mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Mazrekaj, i cili protestoi ndaj arbitrit Bajramaj.
Pas këtij suksesi, të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro ngjiten në vendin e katërt me 18 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Laçi rikthehet te disfata pas tre fitoreve radhazi dhe mbetet në vendin e shtatë me 14 pikë.
Fitues nuk pati edhe në sfidën tjetër të Superiores, atë mes Kastriotit dhe Kukësit, sfidë e mbyllur në barazimin 1:1.
Ishin krutanët ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Santiago Selmanit në minutën e 51-të ndërsa për të shmangur disfatën, verilindorët iu falën një autogoli të Stojanovic.
Pas këtij barazimi, Kastrioti renditet në vendin e gjashtë me 15 pikë ndërsa Kukësi është në vendin e tetë me 12 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor takohen të mërkurën në drekë pune