Lajme

Vizita e Daçiç-it në Rusi: Hoxhaj: Alarmante, Serbia e Rusia janë kundër një Ballkani demokratik  


Enver Hoxhaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar vizitën e ministrit për Punë të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç në Rusi dhe takimin me homologun e tij rus, Sergey Lavror, si alarmante sidomos marrë për bazë faktin e agresionit rus në Ukrainë.

Kjo vizitë, në vlerësimin e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, i bën jehonë Serbisë së viteve të 90-ta.

“Vendi kandidat për në BE, Serbia është një trillim pasi ky është boshti i gjenocidëve kundër fqinjëve të saj. Të dy janë kundër një Ballkani demokratik dhe Ukrainës”, ka shkruar Hoxhaj në platformën sociale, X.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, është takuar këtë të enjte në Moskë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergei Lavrov, me të cilin ka biseduar edhe për situatën në Kosovë.

Daçiç është duke qëndruar në Moskë me ftesë të homologut të tij rus Lavrov, derisa është bërë me dije se të njëjtit do të marrin pjesë edhe në ndeshjen miqësore të futbollit ndërmjet Rusisë dhe Serbisë, e cila fillon në orën 20:00 në orën lokale atje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore