Pajisje

Vivo V29e do të publikohet më 28 gusht


Më në fund kemi një datë zyrtare për vivo V29e – modeli i ardhshëm do të publikohet me 28 gusht në Indi në orën 12:00 me orën lokale.

Gjithashtu u publikuan disa specifika kryesore, duke përfshirë një ekran të kuruar, një kamerë të përparme 50MP me fokus automatik dhe një kamerë kryesore 64MP me OIS në pjesën e pasme.

V29e do të vijë me një “dizajn artistik” me tonalitet të dyfishtë me një kornizë të përputhur me ngjyra.

Pajisja është konfirmuar se ka një trashësi vetëm 7.6 mm ndërsa peshon 180 gram.

Bazuar në spekulimet, telefoni do të pajiset me një çip Snapdragon 480 ose 480+ së bashku me 8-12 GB RAM dhe 128-256 GB memorie. Bateria supozohet të jetë 4,800 mAh dhe do të mbështesë karikim të shpejtë 80 W.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore