Sport

Vinicius konsiderohet ‘i paprekshëm’ nga Real Madrid-i


Ditëve të fundit, është folur për një largim të mundshëm të Vinicius Jr. nga Real Madrid-i.

Interes për shërbimet e brazilianit 21-vjeçar kishte shfaqur Manchester United, që e konsideronte si një opsion të mirë për sulmin.

Por, mesa duket, në Madrid, Vinicius konsiderohet i paprekshëm.

Të paktën kështu raporton gazetari shumë i afërt me klubin, Jose Luis Sanchez.

Ai thotë që Rel Madrid-i as edhe një herë nuk e ka menduar shitje e Vinicius.

Klubi beson në investimin që ka bërë kur ai ishte vetëm 17 vjeç, dhe se ai ka shumë për të fituar në Madrid.

Me ardhjen e Ancelotti-t, detyrat e Vinicius pritet të shtohen.

Ancelotti e sheh Vinicius-in si talent shumë të madh, dhe beson se mund të nxjerrë maksimumin nga aftësitë e tij.

Sanchez shkruan që trajneri italian synim kryesor ka që të përmirsojë goditjen finale të anësorëve të tij, dhe sidomos të Vinicius-it.

Të paktën për këtë verë, zërat për një largim të mundshëm të Vinicius Jr., shuhen totalisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore