Përballje

Vini, Vidi, Vici


Real Madrid-i fitoi ndeshjen e parë përballë Liverpool-it në çerekfinalet e Champions League-s me rezultat masiv 3-1.

Ishte 20-vjeçari Vinicius Junior ai i cili ishte protagonist absolut i kësaj ndeshje të madhe.

Ndeshja filloi me dominim të mbretërorëve, ashtu siç shkoi pothuajse gjithë takimi.

Pas 27 minutave në gjysmefushën e Liverpool-it, ishte Kroos që me një pasim milimetrik rreth 60 metra gjeti Vinicius-in.

Ky i fundit, për mrekulli pranoi topin me gjoks duke e ulur në vend për të djathën e tij, dhe pastaj duke e mposhtur Alisson-in me lehtësi.

Pas nëntë minutash, në të 36-ën, Asensio për mrekulli shfrytëzoi gabimin nga Alexander-Arnold, dhe shënoi për 2-0.

15 minutëshin e vetëm që Liverpool-i dominoi, atë në fillim të pjesës së dytë, të kuqt e shfrytëzyan për mrekulli.

Ishte Salah që në të 51-ën i dha anglezëve golin e vlefshëm si mysafir.

Në një kundërsulm të dështuar ishte anësorja që Asensio fitoi ajo që solli golin e tretë për Real-in.

Vinicius, njeriu i ndeshjes, shënoi të dytin personal.

Deri në fund ndeshja nuk ndryshoi, me rezultatin final që ishte 3-1.

Real Madrid-i mund të shkoj në “Anfield” pak më e relaksuar, në ndeshjen që luhet pas një jave, me datë 14 prill.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore